Hapësire reklamuese

Bota

Macron “gozhdon” mbi 2 orë Putin në telefon, ja për çfarë biseduan

Shkruar nga Newsbomb
Macron “gozhdon” mbi 2 orë Putin në telefon, ja për

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Pallatit Élysée bëri me dije se biseda mes dy liderëve zgjati mbi dy orë.

Sipas Kremlinit, Putin i tha Macronit për përparimin e "operacionit special për të mbrojtur Donbasin" dhe evakuimin e civilëve "të mbajtur nga nacionalistët" nga uzina Azovstal në Mariupol, duke përdorur terma për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë.

Putin nënvizoi se pavarësisht "papërgatitjes" së autoriteteve të Kievit, Moska është ende e hapur për dialog.

Gjatë bisedës Macron ngriti çështjen e sigurisë globale ushqimore, ndërsa Putin u përgjigj duke thënë se situata është e komplikuar nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu