Hapësire reklamuese

Bota

Macron fitoi mandatin e dytë, Olaf Scholz i dërgon urimet: I dashur presdient urime! Jam i lumtur që do vazhdojmë bashkëpunimin tonë

Shkruar nga Newsbomb
Macron fitoi mandatin e dytë, Olaf Scholz i dërgon urimet: I dashur

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka uruar Emmanuel Macronin për fitoren e tij të dytë në postin e presidentit të Fraancës.

“Përgëzime, urime, i dashur president @EmmanuelMacron. Votuesit tuaj kanë dërguar gjithashtu një angazhim të fortë në Evropë sot. Jam i lumtur që do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë!”

Marrëdhëniet franko-gjermane drejtojnë pjesën më të madhe të agjendës së Bashkimit Evropian dhe të dy liderët do të duhet të punojnë ngushtë në vitet e ardhshme për një sërë çështjesh, nga kriza e Ukrainës deri te rimëkëmbja ekonomike e Evropës.

Macron kishte një marrëdhënie të ngushtë me ish-kancelaren Angela Merkel, të cilën ai arriti ta bindte të mbështeste pjesën më të madhe të agjendës së tij evropiane.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.