Hapësire reklamuese

Politikë

Macron 'dritë jeshile' për negociatat, Rama: Sinjal pozitiv, por të mos ushqejmë iluzione

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Mynih në Konferencën e Sigurisë.

I pyetur për ‘OK’ e presidentit të Francës, Emmanuel Macron në lidhje me hapjen e negociatave, Rama tha se ky është një sinjal pozitiv, por shqiptarët nuk duhet të ushqehen me iluzione dhe dëshira të skajshme, pasi kjo gjë nuk është në dorën tonë.

"Sa për vendimin e Macron, unë mendoj që ishte një sinjal pozitiv. Megjithatë dua t’u them të gjithëve që nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira të skajshme, edhe pse shumë legjitime, sepse kjo gjë nuk varet nga ne", tha Rama.

Për sa i përket Konferencës së Donatorëve që do të zhvillohet të hënën, Rama u shpreh se po bën çmos të krijoj sa më shumë kontakte me qëllim që të përmbushen sa më shumë nevoja, sado modeste.

"Për hir të vërtetës këtu erdha për një qëllim të madh, të realizoja sa më shumë kontakte dhe të bëja sa më shumë në hapat e fundit drejt stacionit të fundit të konferencës së donatorëve që është pasnesër në Bruksel. Më vjen mirë që koha u shfrytëzua me dobi në këtë aspekt. Tani të shohim rezultatet, edhe pse ka ende kohë për punë. Unë kam nje pritshmëri të caktuar, nuk mund të përmbushim të gjitha nevojat, por sidoqoftë mbetemi në një nivel që sado modes të mund ketë një peshë në proces. Nëse e realizojmë këtë do të jemi të kënaqur, nëse i kalojmë pritshmëritë do të jemi të lumtur", përfundoi kryeministri Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu