Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Macron: Dialogu me Putin ka ngecur pas vrasjeve masive në Bucha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se dialogu i tij me presidentin rus Vladimir Putin ka ngecur.

Ai ka treguar se zhvillimi i bisedës me Putin për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë ka ngecur, pasi u zbuluan vrasjet masive në Bucha të Ukrainës.

“Që nga masakrat që kemi zbuluar në Bucha dhe në qytete të tjera, lufta ka marrë një drejtim tjetër, kështu që unë nuk fola më me të drejtpërdrejt që atëherë, por nuk e përjashtoj mundësinë që ta bëj këtë në të ardhmen”, tha Macron.

Rusia i ka quajtur “akuzat” që forcat e saj ekzekutuan civilë në Bucha. I pyetur pse ai nuk kishte ndjekur shembullin e liderëve të tjerë evropianë që të udhëtonte në kryeqytetin ukrainas, Kiev, Macron tha se prezenca atje, nuk ishte e nevojshme pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Nëse shkoj në Kiev, do të jetë për të bërë një ndryshim” tha ai ndër të tjera.

Më shumë


spot_img









spot_img