Hapësire reklamuese

Bota

Macron bën thirrje të mos “ballkanizohet” Republika e Kongos

Shkruar nga Newsbomb
Macron bën thirrje të mos “ballkanizohet” Republika e

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka paralajmëruar për pasoja të rënda për shkak të luftës mes rebelëve në Republikën Demokratike të Kongos.

Gjatë vizitës së tij, që shihet si sfidë ndaj influencës ruse në Afrikë, Macron ka thënë se Kongo nuk duhet të “shndërrohet” në plaçkë lufte.

Por presidenti francez ka përdorur një term që ka tërhequr jo pak vëmendje.

“Ndal plaçkitjeve, ndal ballkanizimit, ndal luftës në Republikën Demokratike të Kongos”, ka shkruar Macron në Tëitter.

Mirëpo të shumtë janë ata që i janë kundërpërgjigjur në komente për përdorimin e termit “ballkanizim”.

Dikush i shkruan: “Të paktën jeni të ndërgjegjshëm se çfarë ka bërë Europa me Ballkanin!”.

Ballkanizim është një term pexhorativ që nënkupton ndarjen e një rajoni apo shteti të madh në shtete më të vogla që mund të jenë armike apo jo-bashkëpunuese me njëra-tjetrën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu