Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Macron bën premtimin te mësuesi: Ne do vazhdojmë me vizatimet dhe karikatura, profesor!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

08c0f72a06234acaeb43f665db374f67

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka dënuar ashpër vrasjen makabër të mësuesit të historisë dhe gjeografisë, Samuel Paty. Macron e ka cilësuar si një sulm terrorist ngjarjen e ndodhur të premten e shkuar në Paris. 

Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Macron i ka premtuar mësuesit, Paty se vizatimet dhe karikaturat do të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës franceze dhe sulmet terroriste do të zvogëlohen në maksimum.

Reagimi i Macron:

‘Samuel Paty u bë të Premten fytyra e Republikës! Gatishmëria jonë për të thyer terroristët, për të zvogëluar islamistët, për të jetuar si një komunitet i qytetarëve të lirë në vendin tonë. Fytyra e vendosmërisë sonë për të kuptuar, për të mësuar, për të vazhduar mësimin, për të qenë të lirë.

Sepse ne do të vazhdojmë, mësues.

Ne do ta mbrojmë lirinë që ju mësoni aq mirë dhe do ta mbajmë lart gamën e gjërave.

Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat, vizatimet, edhe nëse të tjerët tërhiqen. Ne do të ofrojmë çdo shans që Republika u detyrohet të gjithë rinisë së saj pa diskriminim.

Do të vazhdojmë profesor.

Sepse ju kemi borxh.

Sepse i detyrohemi njëri-tjetrit.

Sepse në Francë, mësues, iluminizmi nuk shuhet kurrë.

Rroftë Republika, Rroftë Franca,” shkruan Macron.

Paty u vra pasi u tregonte nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed gjatë orëve mësimore. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img