Presidenti Ilir Meta komenton marrëdhënien e tij me kreun e PD, Lulzim Basha duke mos kursyer ironitë dhe talljen me kryedemokratin.
Meta tha se Basha është “i paparë për të shpikur alibi”, ndërsa tregoi një episod, kur i kishte kërkuar atij të qëndronte me protestuesit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, por Basha “ishte në Lushnje duke u marrë me kastraveca”.
Pjesë nga deklarata e Metës në emisionin “Opinion”:
Ma sill mua zotin Basha këtu, ma sill zotin Rama, ma sill doktorin e madh këtu. M’i sill amerikanët në studio, skam ndonjkë problem. Unë kam një qëndrim me amerikanin, me turkun, me grekun, me gjermanin, me Bashën, me Berishën. Një qëndrim kam unë.
Ai është i paparë për të shpikur alibi. Para se të mendojë për fitoren ka gjetur tekstin e humbjes. Ai ka ardhur në shtëpi, sa herë ka patur ndonjë shqetësim ai vjen. Siç ka qenë rasti për teatrin, që i thashë ore zotëri hajde mos t’i lemë vetëm ata të teatrit. Ai s’e kishte parë, se ishte në Lushnje merrej me kastraveca atje.