Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Ma punuan, më vranë shpirtërisht’, Halim Kosova zbardh mesazhet me Bashën dhe tregon si e skualifikuan nga Komisioni i Etikës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1b3d5f060ea52c5444d8370cc278e032

Doktori i njohur, mjeku gjinekolog Halim Kosova ka bërë një rrëfim jo të zakonshëm sot në “Open”, ku ka treguar për jetën e tij politike dhe prapaskenat që kanë ndodhur vite më parë.

Kosova tregon se ia kanë bërë me hile dhe e kanë nxjerrë jashtë listave për deputetë nga Komisioni i Etikës dhe Vlerësimit të Kandidatëve në kohën e Genc Rulit.

Halim Kosova: Megjithatë në momentin që ta thonë mendon…’si është e mundur’. Ti të lësh punët e tua dhe të shkosh të japësh kontibutin dhe të shohësh që të kanë sajuar diçka nga mbrapa. Më ka vrarë shumë shpirtërisht me të vërtetë. Edhe i hyra sqarimit. Më kishin skualifikuar, Besniku e ka thënë gjysmë i pezmatuar kur ka thënë që Halim Kosova ka dhënë dorëheqjen, sepse e dinte që nuk ishte e vërtetë. Besnik Mustafaj më ka thënë merre mesazhin tim, nxirre ku të duash. Unë kam votuar për ty më ka thënë, çfarë s’më ka shkuar, e kam këtu. Nëse ka njeri si puna ime, një jetë në spitalet publike, një mijë lekë të vjetra nuk m’i gjen që t’i ketë marrë….nuk ka. Genci më ka kthyer përgjigje, më ka thënë ‘çfarë pune ke me ne, e ke me Bashën’. Kjo është përgjigjia që më ka kthyer. Njerëzit e dinë shumë mirë se cilat janë duart e pastra. Janë ftuar lloj e lloj njerëzish, edhe ata që marrin dy mijë euro në ditë rrogë në shtet. Dhe atyre Berisha u thoshte që do t’ua bëj një mijë e dyqind euro rrogën në muaj. Dhe ata dëgjonin.

I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që, nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë. Covid ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë. Më merr Basha e më thotë, a jep dorëheqjen nga mesazhi që më kë bërë. I thashë jo. Po të them një gjë Eni, që kur vjen fushata ka vetëm premtime, dhe nuk lejoja dot vetes, që në këtë moment që kisha këtë punë humanitare të bëhesha dhe deputet. Basha më thotë: do ta tërheqësh, mos e ke bërë në nxehje e sipër, ok më tha po të them që komisioni të ka skualifiuar. Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza. Nuk e besoj , i thashë. Më tha ë sjellë letrën e ta shohësh datën kur e kanë bërë Dhe thashë si është e mundur që ti bën punët humanitare dhe të kurdisin diçka nga prapa. Si mund të heqësh dikë që vetem se nuk shan PS, le të iki të bëjë ato punët humanitare që do të bëjë. Si mund t’ja besosh këtë proces ia beson një njeriu që është akuzuar për fabrika.

Pyetje: Përse ju hoqën?

Kosova: Unë nuk dua t’i hyj hollësive, por Genci më tha që çfarë pune ke me ne e ke me Bashën, nëse vijnë emra këtu i sjell Basha, dhe emri jot nuk erdhi kurrë. Nuk ka rëndësi se kush u vu në krye të Komisioni i Etikës, por rëndësi ka që të jetë një person i papërlyer. Çfarë të keqe i kam bërë unë PD. PD ka bërë tavolina të rrumbullakta dhe aty vinin kushdo. Nuk kam qenë kurrë në ato tavolina dhe unë ju thosha ore më keni harru me dashje apo pa dashje. Të gjithë qeshnin se e dinin.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img