Hapësire reklamuese

Politikë

“Ma kërkoi me lot në sy”, Basha i përgjigjet Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit: Nuk e kërkova unë! Të dalë dhe të tregojë kush ia kërkoi, unë e di emrin

Shkruar nga Newsbomb
“Ma kërkoi me lot në sy”, Basha i përgjigjet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjogjur deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili është shprehur se Basha i ka kërkuar që të anulojë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kryedemokrati e ka hedhur poshtë një deklaratë të tillë, teksa është shprehur për ABC News, duke thënë se është në dijeni se kush ia kërkuar Metës këtë gjë. Ai thotë se presidenti duhet të dalë dhe të tregojë të vërtetën në lidhje me këtë, ndërsa ka përsëritur se përfshirja e tij në fushatë ka dëmtuar PD-në dhe LSI-në.

Pyetje: Pse keni hapur një front me Metën?

Basha: S’kam hapur asnjë front me Metën. Unë jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim troç. Kam vendoaur që gjërat që i kam thënë me diplomaci tani t’i them troç fare.Është e pamohueshme që mënyra sesi u fut Ilir Meta në dy javët e fundit në fushatë, ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI-së dhe me kosto për PD.  

Pyetje: Meta ka deklaruar se i jeni lutur që të anulojë zgjedhjet e qershorit?  

Basha: Janë gënjeshtra, por nuk kam ndërmend që të humbas kohë. Meta e di mirë se kush i ka kërkuar këtë. Është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar. Unë nuk ta them se nuk jam zëdhënësi i Metës, as zëdhënësi i autoriteteve gjermane. Është mirë që të thotë të vërtetën siç është jo siç dëshiron ai. Sa i takon çështjeve të tjera, janë bërë publike. Vullneti i LSI për të dalë në vete është bërë publike dhe është e pavëertetë që të thuash se paska qenë për shkak për PD-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll