Hapësire reklamuese

Showbiz

‘M’u paralizuan këmbët’, Rudina bën deklaratën e fortë: Marku takoi në varrim pacientin zero, dyshojmë se kemi koronavirus

Shkruar nga Newsbomb

Aktorja Rudina Dembacaj ka deklaruar se bashkë me partnerin e saj, Mark Frroku dyshojnë se janë të infektuar nga koronavirusi.

Në një lidhje direkte me ‘Shqipëria Live’, ajo është shprehur se këto dyshime kanë lindur pasi  ka takuar në një ceremoni mortore një nga pacientët zero, saktësisht i ka dhënë dorën.

Rudina tregoi se ata prej 3 ditësh po shfaqin gjendje të mirë shëndetësore, kanë patur temperaturë shumë të lartë, shoqëruar me kollë dhe dhimbje të fuqishme muskulare.

‘Marku kishte dhimbje trupi, i shkoi tempratura 40.2, por pas paracetamolit iu ul. Këmbët nuk i ndjeja, më ishin paralizuar, aty e ndamë mendjen se kishim koronavirus. Ne jemi mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy janë prindërit e tij, 80 e ca dhe 70 e ca vjeç. Të moshuarit dhe fëmijët s’kanë asnjë simptomë. Kishim frikë mos infektonim prindërit e tij, sepse ishim bashkë. Unë gatuaja për të gjithë. Ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo kemi koronavirus’, tha Dembacaj.

Gjatë bisedës, aktorja ndau edhe eksperiencën e saj aspak të këndshme me numrin 127, ku doktoresha e 127-ës i tha se nuk kishte tampon, nuk mund të shkonin në shtëpinë e tyre por duhej thjesht të izoloheshin.

83577592_486642368931288_4669946554012925952_n-466x433.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu