Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

“M’a kanë kërkuar stadiumin e Tiranës për të bërë pallate”…deklarata “bombë” e Bamir Topit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti Bamir Topi ka lëshuar një deklaratë “bombë” në studion e Top Channel në emisionin sportiv ndërsa ka deklaruar se kur ka qenë në detyrën e presidentit, një politikan i lartë, dhe shumë i njohur, ka kërkuar stadiumin “Selman Stërmasi” për të ndërtuar pallate. 

“Duhet të kuptojmë, se nuk është gjithcka kaq bardhë e zi. Dhe cfarë interesash ka për atë stadium. Dhe ne kemi qenë në disa zyra shteti, dhe kemi informacionin e nevojshëm. Dhe për shkak të detyrës që kam pasur, një zyrtar i lartë, një politikan, i cili është me shumë pushtet më ka ardhur më ka kërkuar stadiumin “Selman Stërmasi” për të ndërtuar pallate. Dhe unë I kam thënë “JO” në mënyrë kategorike” tha Bamir Topi në emisionin Procesi sportiv.

Ish-kreu I shtetit, që ka mbajtur detyrën e ish-presidentit të Tiranës dhe tifoz, tha se shumëkush do të thotë se tiransit janë të urtë dhe mund t’u bësh c’të duash.

“A është e vërtetë që kanë ardhur dhe ju kanë marrë pronat tiransve? Dhe si jemi sot? A jemi në këtë gjendje? Unë nuk jam me veprimin e atyre tifozëve dhe me atë që ata bënë. Tifozeria e Tiranës nuk përfaqësohet nga ata individë. Por kjo nuk do të thotë të nëpërkëmbësh tifozerinë e vërtetë. Tiranës i takon të jetë e hapur e madhe. Tifozët e saj janë gjithandej” tha Bamir Topi, duke mos u dhënë të drejtë tifozëve për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img