Hapësire reklamuese

Politikë

“Lutje për bashkatdhetarët në New York, para se të takojnë Ramën”

Shkruar nga Newsbomb

Nga Romeo Gurakuqi

Para se ta dërgojnë sërish Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama, në shëtitoret e miliarderëve, në 66 Madison Avenue, New York, mikpritësit shqiptarë të diasporës në New York, janë të lutur të kthejnë kokën në atdheun e tyre amë, Republiken Aristokratike dhe Autoritare të Shqipërisë, në Maleësinë (Hotin, Grudën, Trieshin, Kojen) që vuan dhe shpërbëhet nën thundrën malaziase. Ata duhet të bëhen të vetëdijshëm për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet cilësia e lirisë në Shqipëri, cilësia e Shtetit, cilësia e administrimit, niveli i politizimit, trafiku i interesave, shpërndarja e pasurisë në nivel shoqëror dhe krahinor, cilësia e përfaqësisë, niveli i dekomunistizimit, cilësia e rule of laë, dhe liria e shtypit. Shqipëria është një shtet i kontrolluar nga një kastë e ngushtë njerëzish që zotëron pushtetin dhe e shpërndan përmes një kontrolli rigoroz politik, ushtruar përmes dy partive politike qeverisëse, që kanë vdekur demokracinë, që kontrollojnë dhe priren ta përjetësojnë kontrollin mbi organin e hetimit dhe organet e drejtësisë, kanë frikësuar njerëzit në jetën e përditshme dhe kanë shkatërruar shpresën për të ardhmen.

Është rasti, që diaspora të tregojë zërin e saj; është rasti që ata te ngrenë zërin për bashkqytetarët e tyre; është momenti që ata të mos heshtin, por të ftuarit të tyre qeveritar t'i kërkojnë angazhim për vitalizmin e demokracisë dhe shtetit në liri. Është momenti që zotërisë kryeministër t'i kërkohet llogari për mijëra e mijëra bashkëqytetarë të shkolluar në universitetet perëndimore, të hequr nga puna, për arsye politike, ose klienteliste; është momenti që atij t'i kërkohet angazhim për kthimin e trurit në administrimin e punëve të vendit. Është momenti që atij t'i kërkohet llogari për diskriminimin e Shkodrës dhe trajtimin e turpshëm që i bëhet të drejtës së qytetarëve të asaj bashkie për marrjen e pjesës së fondeve që u takojnë nga ndarja nacionale.

Më 6 prill 2016 kam qenë në Malësi, dhe në Shkollën e Mesme 25 maj Tuz: Nuk flitej shqip më dhe Malësia për herë të parë në histori, ka një drejtim boshnjak, ndërsa shqiptarët janë një periferi në shuarje, emigrim dhe përthithje të brezit të ri. Çfarë lidhje ka kjo gjendje me vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, mund të pyesni ju? Shteti shqiptar do të duhet të angazhohet seriozisht në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, në mbrojtjen e të drejtës së vetadminsitrimit nga autoritete shqiptare, të drejtën e shkollimit cilësor në gjuhën shqipe, të drejtën e punësimit në të gjithë administratën e shtetit malazias dhe policinë e këtij vendi, të drejtën e pronës që po dhunohet çdo ditë në atë vend: Dy vende anëtar i NATO-s dhe kandidate për BE, me rrugë të njejta, por me qasje të ndryshme ndaj vlerësimit të të drejtave.

Përdoreni lirinë në Vendin e Lirisë për të promovuar, nxitur dhe përkrahur lirinë e bashkatdhetarëve tuaj në Shqipëri, Malësi, Kosovë;

Republika e Shqipërisë, nuk mund të mbetet me një qiell i hapur dhe i lirie i krimit dhe kriminelëve të lidhur me kastat, por duhet të shndërrohet në hapësirë jetësore për qytetarët e saj. Mos lini që edhe kësaj radhe politikanët të flasin dhe gënjejnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.