Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Lutesha që emri të shënohej te artikulli’, Blendi Fevziu tregon rrugëtimin në gazetari: Ja shuma që mora në pagën e parë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a814161b44e7a67518aa0f888337021c

Gazetari i njohur Blendi Fevziu në një intervistë ka treguar pasionin e tij për gazetarinë që kur ishte student.

Ai ka treguar se ka punuar 2 vite pa pagesë dhe që rrinte deri në orët e para të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete.

“Pasioni për gazetarinë ishte impresionues, përshembull unë për gazetën “Studenti” kam punuar pa asnjë pagesë 2 vjet, rrija deri në 4 të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete, flija në shtypshkronjë, imagjino një 21 vjecar që harxhon gjithë darkën në shtypshkronjë që në atë kohë ishin me plumb, ka qenë e tmerrshme, vetëm nga pasioni për të parë letrën ku ka shtypur artikullin e tij”, u shpreh Blendi Fevziu.

Ai ka treguar edhe shumën sesa ka qenë rroga e tij e parë si gazetar, teksa ka treguar se gjithçka e ka arritur me shumë punë edhe pasjon.

“10 mijë lekë të vjetra ka qenë, atëherë ishte një pagesë shume e mirë, por derisa erdha te rroga kam punuar pa rrogë fare vetëm për pasion dhe lutesha që emri të shënohej te artikulli. Unë dhe kur kam nisur emisionin pasi kam mbaruar 6 muajt e parë më ka thirrur drejtori më ka thënë ke honoraret, por honorarin edhe si skenarist, dhe si drejtues dhe unë nuk e kuptoja këtë kisha hyrë në televizion nga pasioni, natyrisht unë kisha një rrogë në revistën Klan”, tha gazetari në një intervistë të dhënë për emisionin “Fitstation”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img