Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
26 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Lushnjari kapet me 108 mijë euro dhe armë gjahu në makinë (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 47 vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi u kap me 108.600 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme dhe një armë gjahu nën mjet.

Uniformat blu të Lushnjës bëjnë me dije se u procedua shtetasi Ilir Ruko 47 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonte 47 vjeçari, si dhe gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 108.600 euro, për të cilat ai nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre, si dhe një armë gjahu.   

Njoftimi i Policisë së Lushnjës:

Lushnjë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Roskovec, operacioni policor i koduar “Strumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.

Sekuestrohen 108.600 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. R., 47 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonte dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108.600 euro, për të cilat 47-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. R. janë gjetur një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe shumën e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img