Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Luna Djarmati, 12 vjeçarja e medaljeve të ‘ujit’

Shkruar nga Newsbomb
Luna Djarmati, 12 vjeçarja e medaljeve të ‘ujit’

Nga RETIN TOKA

Në sytë e saj shihej gëzim, por edhe emocion njëkohësisht kur u ftua për intervistë. Është lindur dhe rritur nga dy prindër të mrekullueshëm, ku arti qëndron këmbëkryq mes tyre. Mami Gerta, këngëtare dhe gazetare e njohur, babai Matko një ish-sportist që ka provuar majat në profesionin e tij.

E dinin që suksesi do të ishte një trashëgimi e pashmangshme për ta, ku do të ecte paralelisht me jetën. Në fushat e tyre kanë tentuar gjithmonë të arrijnë piedestalin dhe ia kanë dalë. E për të vijuar traditën, në shtëpi po rritet një tjetër kampione.

Luna Djarmati duket se ka marrë më të mirën e të dyve. Mosha 12-vjeçare e pengon për t’u zhveshur nga emocionet. Megjithatë ia del më së miri që në rrëfimin e saj për Newsbomb të tregojë përjetimet dhe ëndrrat prej një talenteje. Sikurse në pishinën e garave, tenton shpesh të parakalojë pyetjet përmes mendimeve prej një vajze të pjekur, për të qenë gjithmonë në krye.

“Po punoj fort që një ditë t’ia dal edhe vetë financiarisht”, mes rreshtave Luna kuptohet qartë. Pasioni për notin shtyn përpara vizionin për të qenë në tapetin e artë të këtij sporti. Medaljet i ka rreshtuar në shtëpi, por për të është vetëm fillimi. Ka provuar shumë sporte, noti ishte dashuri me “prekje të parë”.

“Si të thuash më ngjiti”, shprehet ajo duke treguar se prej gjashtë vitesh nuk e ka lënë më asnjëherë. Noti është terapi për të, është relaks, është vendi ku ajo gjen veten dhe kohën për të medituar. Askush dhe asgjë më mirë se uji s’mund t’i japë ndjesinë e një triumfatoreje. Në çdo garë futet me të vetmin synim: FITOREN! Ia ka dalë, ka arritur të befasojë trajnerë e sportistë duke thyer çdo parashikim. Ëndrrat i ka të mëdha, njësoj sikurse talentin. Punon ditë-natë për të qenë në formën optimale. Matko dhe Gerta kanë ndikimin e tyre në zhvillimin e saj.

Në këtë rrëfim special, ajo tregon se si janë të dy prindërit për të. Madje zbulon se cili prej tyre është disi pak më i rreptë. Ka provuar edhe futbollin, por me vendosmërinë e ish mesfushorit luftarak babai e ka markuar duke e “nxjerrë” nga kjo lojë. Për të ngjarë edhe nga mami Gerta, ka tentuar skenën përmes këngës. Por, emocionet e kanë tradhtuar. Dhe në fund ka zgjedhur t’i përkushtohet plotësisht notit, por jo vetëm..

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzet e tre të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Qershor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese