Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vjosa del sërish nga shtrati, përmbyt zonën pranë urës së Mifolit dhe tregun e gjësë së gjallë; Veriu me rrugë të bllokuara dhe pa energji elektrike

Shkruar nga Newsbomb
Lumi Vjosa, ura e Mifolit

Prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar dalje nga shtrati të Lumit të Vjosës në Vlorë, për të dytën herë brenda dy javëve. Janë përmbytur zonat pranë urës së Mifolit dhe tregu i gjësë së gjallë ndodhen nën ujë.

Ditët e fundit në vendin tonë, reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar shumë probleme dhe qindra hektarë tokë mbeten nën pushtetin e ujit.  

Edhe lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa fshatra në Fushë-Krujë. Reshjet e shiut ditën e sotme ka dëmtuar dhe disa akse rrugore, sidomos në atë Vlorë-Orikum.  

Edhe në veri të Shqipërisë ka pasur probleme të shumta si pasojë e motit të keq. Oboti është përmbytur sërish. Banorët e këtij fshati të Shkodrës janë izoluar.Gjatë 10 orëve të fundit niveli i ujit ka arritur në 1 metër. Të vetmet mjete që kanë për të shkuar në shtëpi janë varkat.

Nga ana tjetër reshjet e borës kanë lënë pa energji elektrike banorët e Lëpushës. Ndërkohë përveç mungesës së energjisë banorët e fshatit po përballen dhe me bllokimin e rrugëve për shkak të pranisë së borës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll