Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lumi Ishëm problematik edhe në pranverë, kafshët e ngordhura rrezikojnë përhapjen e sëmundjeve në zonën përreth (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Sërish Lumi Ishëm mbetet problematik dhe në këtë stinë pranverore për disa fshatra në zonën e Krujës.

Frika nga banorët për ndonjë përmbytje prej reshjeve të stinës mbetet problematikë për çdo vit, ndërsa përgjatë rrjedhës së lumit vijojnë të shfaqen mbetjet. Banorët tregojnë se lumi Ishëm mbart jo vetëm mbetjet e disa zonave, apo dhe institucionet kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër në hedhjen e mbeturinave në shtratin e lumit, por akoma më e rëndomtë shfaqet problematika teksa banorët tregojnë se dhe kafshët e ngordhura nga sëmundje të ndryshme hidhen në lumin që përshkon jo vetëm qytetin e Fushë Krujës, por dhe disa fshatra të tjerë, të cilët përmbyten nga reshjet.

Kjo situatë e përvitshme shqetëson banorët e fshatrave në breglumin e Ishmit e cila përcjell dhe shqetësimin e banorëve në qytetin e Fushë Krujës, tashmë rrezikuar nga të tilla fenomene përmbyetjesh. Mungesa e ndërhyrjeve në pastrimin e shtatit të lumit, prania e mbetjeve ndër vite, dhe rrëshkitja e argjinaturave sjellin problematikën për fshatrat e Krujës ku përshkohet lumi Ishëm që rrjedh nga zonat e kryeqytetit, dhe mbetjet pëqrfundojnë pranë zonës turistike të Gotullës.

53611086_1172742669542073_4377310713941590016_n.jpg

53046699_1358697237603782_6631214700824625152_n.jpg

53081061_648410218951303_5215972979078332416_n.jpg

53209790_512528979276361_6376994001731452928_n.jpg

 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.