Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

“Lumi i Shalës dhe liqeni i Komanit më të preferuarit”, Rama publikon shifrat: 76 mijë amerikanë dhe 13 mijë vizitorë nga Kanadaja vizituan Shqipërinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish sot shifrat e turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre turistik.

Ai thotë se lumi i Shalës dhe liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.

Sipas Ramës 76 mijë turistë amerikanë në 7 muaj, ose thënë ndryshe 50 % më shumë se vitin e kaluar kanë vizituar vendin tonë. Më tej ai thotë se këtë vit është vërejtur një rritje e turistëve edhe nga Kanadaja.

“Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.

Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane  kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike.

76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë;

E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet”, shkruan Rama.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img