Plot 22 persona janë arrestuar pas një operacioni gati dy vjeçar në Itali për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës.
Sipas autoriteteve italiane droga vinte kryesisht nga Shqipëria, Spanja dhe Amerika e Jugut.
Mes të arrestuarve është edhe kreu i ultrasve të ‘Curva Sud’ të ekipit të Milanit, si dhe përgjegjësi i stjuartëve të Interit.
Në total janë sekuestruar 600 kilogram kanabis sativa, 6 kilogram kokainë e pastër dhe 140 numra telefoni.
Sipas policisë së Milanos, dy shqiptarë janë shpallur në kërkim. Ata cilësohen si krerët e klanit shqiptar që i furnizonte me kanabis.