Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Lulzim Basha zhbllokon llogarinë në Twitter dhe akuzon Ramën: Peshku qelbet nga koka, ky regjim është i korruptuar deri në palcë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha reagon për takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit. Sipas kryedemokratit, regjimi i Ramës është i korruptuar deri në palcë.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA”, shkruan Basha.

Ky reagim i parë i Lulzim Bashës sot vjen pasi llogaria e tij në Twitter është zhbllokuar, sepse rrjeti social i kishte vendosur një paralajmërim “Kujdes: Kjo llogari është e kufizuar përkohësisht. Po e shihni këtë paralajmërim sepse ka pasur disa aktivitete të pazakonta nga kjo llogari. Dëshiron akoma ta shikosh?”

Lexo edhe: Twitter KUFIZON llogarinë e Lulzim Bashës: Ka “aktivitete të pazakonta”

Ndërkohë, Partia Demorkatike nga ana e saj bën me dije se llogaria e kreut të PD nuk është kufizuar, por ka pasur një problem gjatë hapjes (login), pasi është tentuar në të njëjtën kohë nga kompjuteri dhe celulari. Sipas tyre, Tëitteri i Lulzim Bashës do jetë funksional shumë shpejt.

Më shumë

spot_img
spot_img