Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha vijon takimet në Uashington, diskuton me zyrtarët e lartë për sfidat e demokracisë në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha vijon takimet në Uashington, diskuton me zyrtarët e

Ish-kryetari dhe deputeti i PD, Lulzim Basha vijon prej ditësh takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë të premte, Basha është takuar me presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik, Derek Mitchell.

"Në takimin që zhvillova në Washington me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik - NDI, z. Derek Mitchell, diskutuam për rolin e veçantë të mbështetjes dhe ndihmës së SHBA për sfidat e demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, për lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit, reformat politike dhe fuqizimin e rolit të brezit të ri në jetën politike dhe në vendimmarrjen në Shqipëri", thuhet në reagimin e Bashës.

Dje, Basha është takuar me Jörn Fleck, drejtorin për Qendrën Europiane në Këshillin Atlantik, ku shfrytëzuar mundësinë për të dhënë sinjale për politikën në Tiranë. Sipas ish-kryedemokratit, me Fleck kishin diskutuar mes të tjerash dhe për liderët që nuk ndahen dot nga e shkuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll