Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Lulzim Basha “vë mend”, shfaqet me rrip sigurimi në sendiljen mbrapa: Kemi dalë në autostradë, siç do të dalim edhe më 25 prill

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

74badf1927cf9409d7a923047b689ee0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha duket se ka “vënë mend” pas herës së fundit ku u sulmua se shfaqej në makinë pa rrip sigurimi.

Basha këtë moment shihet duke udhëtuar drejt Kavajës, teksa është në makinë i ulur mbrapa dhe me rrip sigurimi.

Basha thotë se ka ngecur me makinë për një moment tek Unaza e Re, teksa më pas thotë se ka dalë në autostradë siç do të dalë më 25 prill PD me Shqipërinë.

“Nuk besoj se ka ngelur shqiptar që nuk e njeh këtë bllokim konstant trafiku. Ka ngecur Shqipëria këto 8 vite. Nëse ka ngelur ky vend, është prej Ramës dhe një grup njerëzish.Më në fund kemi dalë në autostradë, dhe kështu do të dalim edhe më 25 prill. Papunësia ka pllakosur kudo, e vetmja shpresë është largimi i Ramës. Do i japim fund dështimeve më 25 prill, tha Basha.

Ndër të tjera ai i është përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img