Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Lulzim Basha uron stërvitjen e NATO-s nga selia blu, ARSYEJA pse kreu i PD nuk ishte në Durrës, mes gjeneralëve amerikanë!?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot, në Protin e Durrësit ka nisur stërvitja më e madhe e NATO-s dhe aleatëve, “Defender Europe 21”, që përfshin Shqipërinë dhe disa shtete të Ballkanit. Të angazhuara do jenë 28,000 trupa nga 26 shtete, përfshirë SHBA, vendet e NATO-s dhe aleatët e tyre, me më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende gjatë Prillit, Majit dhe Qershorit.

Të pranishëm në Durrës ishin gjeneralë të lartë të SHBA, ambasadorja Kim, diplomatë të tjerë të akredituar në Tiranë, kryeministri Rama, presidenti Meta, ministra dhe disa zyrtarëve të tjerë të Forcave të Armatosura. Por, aty mungonte kreu i PD Lulzim Basha, ministri i ish-qeverisë Berisha që e anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

“Aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë, dhe vlerat rreth të cilave ne bashkohemi, janë të pacënueshme. Duke filluar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe ato strategjike. Le të jetë ky një mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në fuçi baruti.

Një paralajmërim i qartë për despotët e Ballkanit se kjo Aleancë nuk është një aleancë ushtarako-politike por politiko-ushtarake në bazë të cilës qëndron demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe sundimi i ligjit”, tha Basha ndër të tjera nga selia blu duke i uruar mirëseardhjen trupave të NATO-së dhe aleatëve.

Por, përse Lulzim Basha nuk ishte sot në nisjen e stërvitjes në Durrës?

Newsbomb.al mëson se në bazë të protokolleve strikte ushtarake që parashikon kjo stërvitje, kreu i PD Lulzim Basha nuk ka mundur të jetë i pranishëm sot në Protin e Durrësit. Këto protokolle janë hartuar nga vetë Ambasada Ameriakne dhe Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri.

spot_img

Më shumë

spot_img