Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Lulzim Basha uron Ditën e Pavarësisë së SHBA: Shtet simbol i demokracisë! Zoti e bekoftë miqësinë mes dy kombeve tona

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë. Ai thotë se 4 korriku i vitit 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

“Gëzuar 4 korrikun! Zoti e bekoftë miqësinë mes dy kombeve tona”, shkruan Basha ndër rreshta, teksa thotë se kjo ditë historike përkon me 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

albsig

“4 korriku i 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut, dhe mbrojtëse e këtyre vlerave kudo në botë. Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka frymëzuar popuj e kombe, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë dhe demokracisë për shoqëri të lira e të emancipuara.

Ne shqiptarët e përkujtojmë këtë ditë historike, në 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, me krenari dhe mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kombi amerikan na ka dhënë përgjatë gjithë historisë tonë, si kur diskutohej fati i ekzistencës tonë, ashtu edhe më pas, në sfidat e daljes nga errësira e diktaturës drejt dritës së lirisë dhe demokracisë, në çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së saj, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në procese të tjera të zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit në BE.

Gëzuar 4 korrikun! Zoti e bekoftë miqësinë mes dy kombeve tona”, shkruan Lulzim Basha, ish-kryetar i PD dhe aktualisht deputet i kësaj force politike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img