Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha uron besimtarët për Krishtlindje: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë

Shkruar nga Newsbomb

Në këtë vigjilje të Krishtlindjeve kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë që festa ti gjej plot gëzim e begati.

'Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë', ka shkruar Basha.

Sakaq, pak më parë për festën e Krishtlindjeve një mesazh urimi ka postuar dhe presidenti Ilir Meta, i cili kërkonte që në këto ditë të gëzuara një vëmendje e veçantë ti kushtohet edhe njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu