Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Lulzim Basha u thotë konservatorëve britanikë: Statistikat thonë për 10 mijë vdekje nga Covid, Qeveria 2 mijë; ne po kujdesemi për shëndetin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me drejtues të Partisë Konservatore britanike, ku foli për të ardhmen e vendit dhe përballimin e pandemisë së Covid-19.

“Në letër ka 5 herë më pak vdekje që kanë ndodhur në të vërtetë. Nëse shikoni statistikat zyrtare që tregojnë një numër të tepër të vdekjeve, rreth 10 mijë tani, dhe ata thonë se ka vetëm 2 mijë vdekje nga Covid. Pra, cilat janë rreth 8 mijë shkaqet e pasqaruara dhe të pallograitura për vdekjet e tyre, të lidhura qartë me Covid?”, tha Basha.

Më tej, Basha tha se ai si lider i PD dhe gjithë strukturat po kujdesen për shëndetin e simpatizantëve të tyre, duke kufizuar rrezikun e turmës.

“Ne jemi përpjekur ta menaxhojmë atë, ta ndalojmë atë. Shqipëria do të fitojë, por shëndeti vjen së pari dhe sigurohuni që secili të bëj punën e tij derë më derë, duke mbrojtur njëri-tjetrin. Unë ju uroj atyre më të mirën dhe vetëm të vazhdojnë kështu. Përpiqem të mos i injoroj ata sepse nuk mendoj se kjo ëhstë një gjë e mençur për mbështetësit, që po vijnë atje dhe po japin shpirtin në fushatë. Por në të njëjtën kohë duke kufizuar rrezikun e turmës sa të jetë e mundur”, shtoi kreu i PD.

Mirëpo, nuk dihet se për çfarë “kufizimi rreziku të turmës” iu flet kreu i PD të huajve, kur në çdo qytet që shkon mbledh me qindra simpatizantë, dhe për distancë e masa të tjera anti-Covid as që bëhet fjalë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img