Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha u prezanton farmacistëve planin e PD, për shëndetësinë: Tregu i barnave është kapur nga mafia, cilësia ka rënë

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i PD Lulzim Basha me farmacistet

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistit, dhe i ka njohur ata me planin e kësaj partie për shëndetësinë.

Basha iu ka thënë farmacistëve se do të ndryshojë situatën e rëndë të tregut të ilaçeve në Shqipëri. Sipas tij tregu i barnave në vendin tonë është kapur nga nga mafia dhe rrjedhimisht cilësia ka rënë.

“Cilësia e barnave ka marrë një goditje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Tregu është hapur për mafien e barnave e cila sjell barna të pa certifikuara jo në funksion të shëndetit të njerëzve por në funksion të mbushjes së xhepave të një grushti importuesish. Angazhimi i parë në këtë fushë është që ne do të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore dhe do të ushtrojmë të gjithë kontrollin e nevojshëm që barnat shqiptare të cilësisë dhe standardeve të vendeve europiane”, tha Basha.

Në qendër të planit të PD për shëndetësinë sipas kreut të kësaj partie është pacienti.

“I gjithë programi ynë për shëndetësinë ka në qendër pacientin, paraja ndjek pacientin. Kjo do të thotë që rimbursimi i barnave do të bëhet në bazë të diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient që ka nevojë për një ilaç të veçantë, të mos mbetet pa e marrё kёtё mjekim”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu