Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha u kërkon përgjigje shqiptarëve: Edhe 4 vite si këto 8 vite, apo ndryshim?? Këtë e keni ju në dorë

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha u kërkon përgjigje shqiptarëve: Edhe 4 vite si

“Edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite, apo ndryshim?” Kjo është pyetja që shqiptarët duhet t’i japin përgjigje sipas Lulzim Bashës; duan ndryshim apo duan të qëndrojnë nën qeverisjen e Partisë Socialiste.

“E di që ky muaj është një muaj sprove e dyfishtë, për gjendjen ku është vendi dhe sprova që sjell muaji i bekuar i Ramazanit”, tha Basha duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht atyre që agjërojnë, teksa udhëtonte me makinë për në takimin e radhës me demokratët.

Sipas tij, PD dhe ekspertët e saj kanë qenë në çdo shtëpi e në çdo zonë dhe i njohin nga afër problemet e njerëzve. “Kemi punuar për një program realist, kemi qenë në shtëpitë tuaja, në arat tuaja. Kemi qenë në auditore. I njohim dhe i ndjejmë problemet tuaja. Se që të zgjidhësh një problem, duhet ta njohësh dhe ndjesh atë.”

"Dua tju them fare qartë se e vërteta e demokracisë është se ndryshimi që kërkoni, e keni ju në dorë. Ju mund ta bëni ndryshimin realitet. Të gjithë kemi të njëjtin pushtet në 25 prill. Eshtë bashkimi i votave e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshim.

Ju the se tani është koha të bëhëmi të gjithë bashkë, të gjithë bashkë për ndyshim. Secili të marrë përgjegjësinë me votë.

Edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite, apo ndryshim? Këtë e keni ju në dorë. Vetëm ju keni mundësinë të ndryshoni Shqipërinë. Ju keni mundësi të mbroni të ardhemn e fëmijëve tuaj", shtoi Lulzim Basha, kreu i PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.