Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha u drejtohet demokratëve nga Elbasani: Do luftojmë me gjithë forcën deri në largimin e regjimit Rama - Doshi

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha u drejtohet demokratëve nga Elbasani: Do luftojmë me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e qytetit të Elbasanit.

Ai u shpreh se nga gara brenda PD-së demokratët do dalin më të fortë dhe më të vendosur për të luftuar me të gjithë forcën deri në largimin e regjimit Rama - Doshi.

“Nga kjo garë do të dalim më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të luftuar me gjithë forcën që kemi deri në largimin e regjimit Rama-Doshi. Për demokracinë, për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, shkruan Basha.

Kujtojmë se të dielën e ardhshme në PD do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, ku përballë Bashës janë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.