Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lulzim Basha: Teatri në Parlament, për interesat e përbashkëta Rama-Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha: Teatri në Parlament, për interesat e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar dhe akuzon Kryeministrin Rama se ai sot përsëri doli në konferencë për të mbrojtur korrupsionin duke marrë në mbrojtje aferën korruptive të sterilizimit.

‘’Atë që ka bërë me Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Elvis Roshin e dhjetra të tjerë, sot e bëri me Ilir Beqajn. Edi Rama sot u mundua të shantazhojë drejtësinë duke marrë në mbrojtje aferën korruptive të sterilizimit, siç ka bërë edhe me inceneratorët. Një përpjekje e dëshpëruar për t’i bërë presion drejtësisë,’’ – shkrun Basha.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, sipas Bashës, Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri.

‘’Është tashmë e ditur se Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-ës, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan,’’ – shkruan kreu i PD.

Ai ka komntuar dhe tensionet dhe situatën kaotike në Kuvend ku thotë se e gjitha është teatër i Ramës dhe Berishës.

‘’Edi Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot. Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha.’’

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese