Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
55 %
1kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
5 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Lulzim Basha: Të vetmen besë me Sali Berishën e lidha kur isha 17 vjeç, unë nuk kam ndërmend të shkel mbi vitet e bashkëpunimit me të

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha u është kthyer edhe njëherë akuzave të Sali Berishës, pasi ky i fundit e cilësoi si besëprerë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se e vetmja besë që ka lidhur me Sali Berishën është ajo kur ka qenë 17 vjeç, për angazhimin e tij pa asnjë kusht për demokracinë, për Partinë Demokratike, për demokratët dhe për Shqipërinë.

Sipas Bashës, kurrë nuk ka pasur marrëveshje e as besë mes tij dhe Sali Berishë, që të shkelmonim sakrificën e demokratëve, apo për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse cënoheshin interesat personale.

“Të vetmen besë që kam lidhur me Sali Berishën, që ditën e parë që i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit kur kam qenë vetëm 17 vjeç, ishte për angazhimin dhe përkushtimin tim pa asnjë kusht për demokracinë, për Partinë Demokratike, për demokratët, për Shqipërinë. E njëjta besë ka qenë edhe në 2005, kur u angazhova me gjithë forcat e mia për fitoren e Partisë Demokratike, e më pas për përmbushjen e projekteve që ndryshuan njëherë e përgjithmonë Shqipërinë, të cilat i rikthyen dinjitetin shqiptarëve. Kurrë nuk ka pasur marrëveshje e as besë mes meje dhe Sali Berishës, që të shkelmonim sakrificën e demokratëve, për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse cënoheshin interesat personale. Që pas 9 shtatorit gjithkush është shtangur nga etiketimet që Sali Berisha ka bërë ndaj meje. Natyrisht unë nuk kam ndërmend të shkel mbi vitet e bashkëpunimit me të, në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Besa ime është për ta dhe për çdo demokrat, siç ka qenë ditën e parë”, shkruan Basha.

Më shumë


spot_img









spot_img