Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha takime në Rrogozhinë e Kavajë, demokratët e ndjekin nga gardhi: Ne as i njohim dhe nuk do ta pranojmë masakrën zgjedhore të 25 prillit!

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha takime në Rrogozhinë e Kavajë, demokratët e

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot nëj tur takimesh në Rrogozhinë e Kavajë, ku ka kërkuar mbështetje nga anëtarësia për t’u rizgjedhur si kryetar i forcës politike opozitare më të amdhe në vend, në zgjedhjet e 13 qershorit.

Para demokratëve Basha u zotua dhe njëherë se PD nuk i njeh dhe nuk do ta pranojë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, shkruan newsbomb.al. “Mos i ulni kokat. Kokat do t’ua ulim kriminelëve”, u shpreh ndër të tjera kreu i PD.

“Ne as i njohim as nuk do ta pranojmë kurrë masakrën zgjedhore të 25 prillit. Ne do ti bindim aleatët tanë për vjedhjen më të madhe industriale të votave. Ne jemi shpresa e vetme për demokraci. Arsyeja pse jemi të tillë është për aleancën që kemi krijuar me njerëzit.

Ne jemi njerëz të vlerave. Askush nuk iu detyrojë ju të qëndronit fortë para këtij amalgami, para kësaj përzierje të krimit dhe shtetit të bërë një me partinë. Ju zgjodhët të qëndroni sepse PD në 30 vite është zgjeruar, ka dalë më e fortë.

Le ta vazhdojmë këtë sfidë së bashku. 25 prilli i vitit 2020 ishte një zgjedhje pa zgjidhje, si marsi 91”, tha ai ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll