Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha takim me drejtuesit e degëve, PD tregon për çfarë u dikskutua: Me porosi të Bashës, do të mbledhin propozimet e anëtarësisë...

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha takim me drejtuesit e degëve, PD tregon për

Kryedemokrati Luzlim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.

Sipas njoftimit të PD-së, takimet e Bashës me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, ndër të tjera, kanë pasur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga pritoritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik. Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll