Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Lulzim Basha sulmon për herë të parë Ilir Metën, i drejtohet Ramës nga Foltorja: Të ka marrë malli për të dhe Sali Berishën? Thuaje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha, ka sulmuar për herë të parë publikisht dhe nga foltorja e Kuvendit Presidentin Ilir Meta. Duke iu drjetuar Ramës, ai i tha kryeministrit se atë e ka marrë malli për ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta.

“Ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën e Ilir Metën. Thuaj të dëgjojnë të gjithë. Shko dhe ti në foltore, ose nis foltoren tënde, bëni trekëndëshin e Bermudës e qani hallet bashkë nëse i keni të njëjta.

Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës e as Ilir Metës.  Ti të paktën dil hapur mos u fshi. A do ta plotësojnë demokratët dëshirën të na kthejnë pas të jesh I sigurtë që jo. Mua do më kesh përballë jo Sali Berishën”, i tha Basha kryeministrit.

Duke iu përgjigjur replikës së Ramës, kryedemokrati tha se ai mbylli “gropën e Hajdin Sejdisë” që qëndroi e hapur në Tiranë për 11 vite.

“Unë të munda në 2013. Të hoqa parfumin e Hajdin Sejdisë. Ti e di ku ishe tre javë me radhë sa more veten. E di dhe unë. Ke ca miq ti, kam ca miq dhe unë. Nëse të dukem i fortë, është problemi jot, i dobët s’kam qenë ndonjëherë. Faktet të poshtërojnë. Ja ku i ke faktet. Merri këto, kërkoja tigrit të t’i japë.

Mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermudës. Koha e tij ka marrë fund. Misioni im është që të mos përsëris gabimet e 1992, as 1997 dhe as 2009 e dhe mos bëjmë asnjë kompromis për asnjë parti qoftë kjo për zgjedhjen e presidentit apo zgjedhjen e një koalicioni, apo dhënies së besimit për një njeri që nuk duhet të ishte në politikë. E kam edhe unë pjesën time të fajit aty tek trekëndëshi i Bermudës”, shtoi Lulzim Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img