Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Lulzim Basha sulmon Berishën: Vjen vërdallë Shqipërisë dhe thotë gënjeshtra, është gati t’i vërë zjarrin shtëpisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me drejtues të njësisë 8 të PD në Tiranë. Ai ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha duke thënë se po vjen vërdallë Shqipërisë dhe thotë gënjeshtra, për të mbuluar atë që i ka bërë vendit.

“Shqipërisë po i vijnë vërdallë disa hije të së shkuarës që thonë gënjeshtra për të mbuluar atë që i kanë bërë këtij vendi. Këto hije të së shkuarës dhe simbole të korrupsionit janë bërë peshë e tepërt për çdo familje shqiptare. Janë lodhur shqiptarët duke dëgjuar të njëjtat alibi dhe gënjeshtra. Shikoni si dolën me inceneratorët.

Kemi 6 vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme dhe një aferë korruptive me përmasa të përbindshme.  Koka e kësaj afere bashkë me tubin e oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen nga kjo. Qëllimi i tyre është ta mbajnë Shqipërinë kështu. Faktori ndërkombëtar është vetëdijësuar për faktet e masakrës zgjedhore.

Kush ka hesape me drejtësinë mendon se mund të shpëtojë. Këto janë të vërtetat e fundit të një politike që i ka lodhur njerëzit. I ka bërë të humbin besimin te politikbërja. Shikoni çfarë ndodhi brenda shtëpisë sonë. E gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e Sali Berishës. Ai bashkë me një grusht njerëzish për karriget e tyre janë gati t’ia vënë zjarrin shtëpisë së tyre”, tha Basha.

Për protestën e 8 janarit, kreu aktual i PD tha se ju hapi sytë të gjithëve.

 “A mund t’ia lejoja edukatës time. Jua kam thënë në fillim. Nuk e bëj. Lëre të shfryjë. E di që është plot me zemërim. Do ketë edhe koston e vet. Nuk luftohet duke vënë demokratët përballë njëri tjetrit. 8 Janari ia ka hapur sytë të gjithëve pse kam marrë një vendim të drejtë”, u shpreh kreu i PD.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img