Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha: Shumë mjekë janë të thekur socialistë por e dinë mirë me çfarë respekti i kam trajtuar, më dhemb shpirti kur i trajtojnë si fasadë

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka akuzuar kryeministrin Rama s fshihet pas Komitetit Teknik të Ekepertëve dhe e përdor atë si fasadë.

Ai tha se i respekton mjekët dhe nuk i ndan politikisht, ndërsa shtoi se edhe mjekët që janë të thekur socialistë ai i ka trajtuar me respektin maksimal.

Basha u shpreh se i dhemb shpirti kur shijkon se si këta mjekë përdoren si fasadë nga njeriu i vetëm që vaksinën e përdor si një lojë fëmijësh.

“Fshihet pas të ashtuquajturit Komitet, i përdor si fasadë. Se nuk janë ata që marrin vendime, ata janë fasada. Kam respektin më të thellë për çdo mjek, nuk i ndaj politikisht. E dinë shumë prej tyre, janë të thekur socialist, se me çfarë respekti i kam trajtuar dhe vazhdoj t’i trajtoj, por më dhemb shpirti kur i shoh që përdoren si fasadë nga njeriu i vetëm që edhe vaksinën e përdor si një lojë fëmijësh, pasi e ka bërë vetë”, tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll