Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha shfaqet i shqetësuar: Fitorja e padiskutueshme, por nuk janë numëruar kutitë në bastionet tona

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha shfaqet i shqetësuar: Fitorja e padiskutueshme, por nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bahsa ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka reaguar për herë të parë që kur ka filluar procesi i numërimit.

"Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë ato që përcaktohen nga partia në pushtet. Kjo tregon se PS-ja ka humbur thellë. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS-së dhe një fitore të thellë të PD-së.

Pas kutive ku mendonin që i kishin bastion dhe kanë një humbje të thellë. Pas Memalisë dhe njësisë 10, ku kishin rënie do fillojnë të numërohen bastionet tona.

Përderisa janë ndëshkuar në ato vende që janë konsideruara bastione, humbja është e thellë.

Duke qenë se e dinë që do të humbin lojërat. Kanë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamëz dhe në Durrës. PS ka humbur thellë në Tiranë, në zonat e mbyllura në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS dhe një rritje të votave për PD

Iu them numëruesve që të vazhdojnë punën siç e parashikon ligji.  Ashtu siç janë thyer në këto bastione, ashtu ndryshimi në orët në vijim do të jetë i thellë. Fitorja do të jetë e padiskutueshme",-tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll