Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Lulzim Basha “sfidë” në 9 qytete sot, nga Saranda në Tropojë; Zbuloni ku do jetë Rama, strategji për t’i marrë audiencën kreut të PD? (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha do të jetë sot një tur sfidues takimesh me elektoratin e tij që do të nisë nga jugu i vendit dhe do të përfundojë në veri. 9 takime do të zhvillojë sot Basha, nga Saranda në Tropojë, numër që përkon me atë që kjo forcë politike ka në fletën e votimit.

Por ku do të jetë sonte kryeministri Rama?

Duket se kryesocialisti po shfrytëzon çdo mundësi që në këtë prag-zgjedhjesh “të shkojë” në shtëpinë e çdo shqiptari, edhe atyre që mund të mos e kenë parë pasi nuk i ndjekin emisionet politike.

Përmes një spoti të lançuar vetë në profilin e tij, Rama ka lajmëruar se do të jetë sot në emisionin e humorit “Klanifornia”, me aktorin Albano Bogdo që siç thotë vetë, është ï vetmi drejtues i Opinion-it me flokë”.

Vallë të jetë kjo strategji e kryeministrit për tí marrë audiencën kreut të PD Lulzim Basha? Mbetet për tú parë sonte. Ndërkohë për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe presidentin Meta ende ku ka ndonjë informacion nëse do të jenë të ftuar në ndonjë emision sonte.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img