Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha reagon për raportin final të OSBE: U konfirmua “MASAKRA ZGJEDHORE”, 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracibnë

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha reagon për raportin final të OSBE: U konfirmua

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thotë se raporti i OSBE konfirmoi masakrën zgjedhore, teksa shton se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Postimi i Bashës:

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

- Blerja masive e votave.

- Presioni ndaj votuesve.

- Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

- Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

- Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

- Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

- Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

- Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

- Legalizime në këmbim të votës.

- Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

- Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

- Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu