Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim BASHA reagon për arrestimin e Fatos Tushes: Mund të jetë fillim i mbarë, kjo do varet nga kurajo e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim BASHA reagon për arrestimin e Fatos Tushes: Mund të jetë

Kreu i PD Lulzim Basha shkruan për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe. Ky i fundit u arrestua nga Policia pasi SPAK lëshoi urdhër-arreste për të dhe 10 persona të tjerë, nën akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Sipas Bashës, ky mund të jetë një fillim i mbarë por kjo do të varet nga aftësia dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin.

“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi”, shkruan Lulzim Basha.

Prokurorja Manjola Kajana ka depozituar kërkesën në SPAK dhe “drita jeshile” është dhënë sot për nisjen e operacionit. Bashkia e Lushnjës, Kadastra dhe Ndërmarrja e Pasurive Publike janë kontrolluar nag Forcat Speciale RENEA dhe FNSH.

1- Lexo edhe: Arrestohet kryebashkiaku i PS Fatos Tushe

2- Lexo edhe: Operacioni i SPAK në Lushnjë, 10 të arrestuar bashkë me Fatos TUSHEN

3- Lexo edhe: KUSH janë 11 të arrestuarit e SPAK, abuzuan me tenderin e kanalit ujitës, me vlerë 24 milionë lekë

4- Lexo edhe: SPAK firmosi arrestimin e Fatos Tushes dhe vartësve të tij

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll