Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
2 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
8 °
E diel, 26 Mars, 2023

Lulzim Basha: Rama nuk mund t’ua sigurojë shqiptarëve vaksinën kundër COVID-it, unë kam mundësinë të kërkoj që vaksina të vijë në Shqipëri

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur në Syri Tv se kryeministri Rama nuk mund t’u sigurojë shqiptarëve vaksinën anti-COVID.

Kryedemokrati tha se ndryshe nga Rama, ai do të kërkojë nga partnerët europianë që tepricën e vaksinave të porositura prej tyre ta sjellin në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në veçanti.

“Unë kam mundësinë t’ju kërkoj partnerëve të mi politikë në shumicën e qeverive europiane tepricën e vaksinave të porositura prej tyre ta sjellin në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në veçanti. Kjo qeveri që nuk ka marrë akoma vaksinat për gripin, nuk mund t’ju sigurojë shqiptarëve vaksinën anti-COVID. Shumë gjëra do të ishin ndryshe nëse plani ynë i shpallur do të zbatohej”, tha Basha.

Më shumë