Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Lulzim Basha publikon foto nga Uashingtoni: Diskutuam për situatën në Shqipëri dhe forcimin e demokracisë

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetari dhe deputeti i PD, Lulzim Basha zbulon se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime me përfaqësues të republikanëve. Kjo është hera e dytë ose  tretë që ai shkon në Uashingtion gjatë muajve të fundit, referuar njoftimeve publike.

Sot, Basha është takuar në selinë e IRI me Daniel Twining, president i Institutit Ndërkombëtar Republikan.

“Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”, shkruan Lulzim Basha, ish-kryetar dhe deputet i PD.


Më shumë