Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha nuk njeh humbjen, thirrje demokratëve: Qëndroni me kokë lart deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi, pushteti i marrë me banda pjell krim

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha nuk njeh humbjen, thirrje demokratëve: Qëndroni me

Kreu i PD Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, është shfaqur sot në qytetin e Durrësit ku ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë dhe mbështetësit atje. Basha tha se bashkë me demokratët nuk do të dorëzohen deri në përmbysjen e atij që e quajti regjimi kriminal Rama-Doshi.

“Mbajeni kokën lart deri në përfundimin e kësaj beteje me fitore. Deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi, deri në triumfin e Shqipërisë”, tha Basha. Ai shtoi se PD nuk u bë pal me krimin dhe vendosi që në këto zgjedhje të ishte një me qytetarët.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Do dokumentojmë provat e masakrës elektorale dhe do të vazhdojmë betejën tonë në çdo hapësirë me të gjithë mjetet dhe forcat tona. Fundi i kësaj beteje është vetëm një përmbysja e këtij regjimi dhe vazhdimi i betejës për të çuar vendin tonë drejt të ardhmes që meritojmë. Shqipëria nuk është e regjimit Rama-Doshi kjo është Shqipëria jonë Shqipëria juaj.

Mbi 680 mijë vota duke përfshirë edhe ato  që pavleftësoi marifeti i fletës së votimit , janë votat e shpirtrave të pastër të cilët nuk u shantazhuan as nuk u blenë , por ecën përpara. Për veten e tyre për familejt e tyre duke besuar te forca dhe partia e Partisë Demorkatike. Për ata që thonë që na bëjnë me faj që na llogarisin si gabim që nuk bëmë dhe ne aleancë me bandat po u them fare qartë për Partinë demokratike opsioni dhe bashkëpunimi me krimin është zero.

Ne nuk e kërkuam pushtetin për veten tonë ne e dorëzuam pushtetin për tu bërë njish me qytetarët për një të ardhme më të mirë dhe kështu do vazhdojmë sepse për ne pushteti nuk është një mjet për të vjedhur vota dhe për të blere por është një mjet. Pushteti i marrë me bandat pjell vetëm krim ne do bëjmë të kundërtën duke bërë që ata të përfundojën atje ku e kanë vendin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll