Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Lulzim Basha një i “fiksuar” pas muzikës “pop”, përveçse politikan dhe “DJ”: Dilja natën vonë në disko kërceja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela këtë të dielë kanë vendosur që të tregojnë për qytetarët një anë tjetër të tyren.

Larg politikës dhe fushatës Basha të paktën ditën e sotme është përpjekur  të “harrojë” fjalimet elektorale dhe të kthehet pas në kohë, në kohën kur ai dhe Aurela u nisën drejt Hollandës aty ku dhe lindën shkëndijat e tyre të dashurisë.

Teksa u pyetën nga Ardit Gjebrea se si lindi dashuria e tyre ishte Aurela ajo e cila zbuloi se gjithçka ka ndodhur krejt natyrshëm.

“Erdhi natyrshëm. Nuk është një momend cdo gjë erdhi natyrshëm. Prej pesë vitesh ishim shokë, nga viti I dytë I universitetit ishim të dashur “boyfriend”- tha Aurela, teksa Basha shtoi se duke qenë se jetonin larg familjes kërkonin mbështetje dhe atë mbështetje e gjetën te njëri tjetri.

Gjatë bisedës dashur pa dashur u zbuluan dhe pasione të fshehura të çifit, Aurela dashurinë për kafshët, hipizmin,  ndërsa kryedemokrati  “çmendurinë” e tij rinore për muzikën pop.

Krej ndryshe nga sa e shohim tani Basha rrëfeu se si një i ri pak “çapkën”  pasi asoj kohe muzika pop nuk lejohej  frenkuentonte diskot aty ku dhe mësoi të lunate si DJ.

“Dj është fjalë e madhe. Unë kam patur një pasion të madh për muzikën. “Hiperheit” (grup muzikor)  që jepej të shtunë dhe të dielë nga radio italiane. Unë kam filluar ta dëgjoj ‘hipërheit’  shumë i vogël te radio iliria e ndiqja si I çmendur. Kohën e parë që fillovba ta ndjek mbaj mend dhe hitet, kam qenë I marrosur pas muzikës perëndimore, por. Mirëpo, kjo ishte atëhere e ndaluar.

Papritur ndodhem te një vend i icli ishte me disko ku skishte nevojë të merrje një kasetë të Michael Jackson, parpitur muzika mu hap si mundësi dhe unë kisha shumë qejf diskot. Kam një shok Riçardin dhe ai ishte Dj i vërtetë. Afër kampusit të Universitetit kishte një disko të famshme dhe Riçardi ishte mbreti I DJ.

Ne shkonim kërcenim në orët e vona dhe mendoj që ajo dashuria për muzikën mu kthye në një kuriozitet të madh si funksionon kjo gjëra prandaj mësova nga ai. Atëhere ishte me pllaka ndërsa tani është dixhitalizuar dhe atehere kërkonte një fare mjeshtërie”, tha Basha në rubrikën “Gjysma ime”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img