Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha gjatë një takimi në Patos është shprehur se ai i ka mbajtur gjithmonë premtimet që ka dhënë.
Ai tha se e ka mbajtur premtimin për heqjen e vizave dhe integrimin e Shqipërisë në NATO, ndërsa shtoi se i është future politikës pasi ka parë vuajtjet e shqiptarëve.
“Ju thashë “do ua heq vizat” dhe ua hoqa vizat. Ju thashë do ju fus në NATO dhe ju futa në NATO. Vuajtjet e shqiptarëve më mbajnë në politikë dhe kjo është arsyeja pse jam futur në këtë rrugë”, tha Basha.
Lulzim Basha në Patos: Ju thashë “do ua heq vizat” dhe ua hoqa, thashë që “do ju fus në NATO” dhe ju futa
