Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha në Lundër, diskuton me familjet programin e PD: Nuk i kanë mbetur kurrë borxh shtetit, ama s’shohin dorën e ndihmës në ditë të vështira

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha në Lundër

Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Lundër, në periferi të Tiranës, dhe ka takuar një familje në vështirësi ekonomike, të cilën e ka njohur me programin e partisë që ai drejton për ekonominë.

Basha shkruan se këta njerëz nuk i kanë mbetur kurrë borxh shtetit, ama në ditë të vështira nuk po shohin dorën e ndihmës. “Ne do ta nisim mbështetjen me familjen që në hapat e saj të parë. Do të financojmë 100% interesat e kredive për shtëpi për 5000 çifteve të reja çdo vit. Për çdo të porsalindur do të japim 30 mijë lekë të vjetra/muaj deri në moshën 5 vjeç”, shkruan Basha ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Sot vizitova familjen e Ramazan Lecit në Lundër të Tiranës, për të diskutuar programin e Partisë Demokratike për familjen. Gjatë bisedës Ramazani më njohu me situatën e vështirë ekonomike të familjes së tij. Njerëz që nuk i kanë mbetur kurrë shtetit borxh, nuk e shohin dorën e ndihmës as në ditët më të vështira. Shumica e familjeve shqiptare në zonat rurale kanë të njëjtin fat. Paguajnë taksa, paguajnë çdo faturë që u shkon nga qeveria dhe bashkia, dhe në këmbim nuk marrin asnjë shërbim apo ndihmë.

I shpjegova Ramazanit se si programi ynë e vë familjen në qendër të tij dhe sesi do t’i japë fund shpërfilljes së kësaj qeverie për familjet shqiptare. Ne do ta nisim mbështetjen me familjen që në hapat e saj të parë. Do të financojmë 100% interesat e kredive për shtëpi për 5000 çifteve të reja çdo vit. Për çdo të porsalindur do të japim 30 mijë lekë të vjetra/muaj deri në moshën 5 vjeç. Për fëmijët në moshë shkollore, ne angazhohemi të sigurojmë tekstet falas, shkollë gjatë gjithë ditës dhe ushqim në shkollë. Dhe për 90% të studentëve ne do të financojmë 100% të tarifës së studimit.

Tashmë shqiptarët e dinë se me këtë program fiton familja shqiptare, fitojnë të gjithë shqiptarët. Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.