Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha në Këshillin e Atlantikut, flet për Berishën: Nuk ndahet dot nga e shkuara, ka prodhuar vetëm drama

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha në Këshillin e Atlantikut, flet për Berishën:

Ish-kreu i demokratëve Lulzim Basha ndodhet në Amerikë, ku po zhvillon takime më zyrtarë të lartë të institucioneve atje, shkruan newsbomb.al. Këtë të enjte ai thotë se është takuar me Jörn Fleck, kreu i Qendrës Europiane në Këshillin Atlantik.

Në njoftimin që bën për këtë takim, Basha thotë se ka diskutuar me Fleck dhe bashkëpunëtorët e tij, për liderët politikë që nuk ndahen dot nga e shkuara dhe shkaktojnë drama për vendet e tyre. Pra, një referim indirekt për Sali Berishën, referuar diskursit të përdorur.

"Sot zhvillova një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut. Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck | Drejtori për Qendrën Europiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet europiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel.

Diskutuam gjerësisht për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias.

Folëm gjithashtu dhe për bashkëpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderëve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona", shkruan Lulzim Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.