Hapësire reklamuese

Politikë

Lulzim Basha në familjen durrësake: Kërkova ndjesë për legalizimet në 2013 se duhet t’i bënim ne, Rama i premtoi falas dhe nuk i bëri

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha në familjen durrësake: Kërkova ndjesë për

Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e djeshme në një familje durrësake, që sipas tij është e zhgënjyer nga Partia Socialiste. Basha kërkoi votën e tyre që PD të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Pamjet e vizitës së Bashës i shpërndan sot vetë PD, ndërsa kreu i kësaj force politike iu kërkon ndjesë familjave që nuk ka përmbyllur dot procesin e legalizimeve sepse ai ka qenë një premtim i demokratëve dhe ata duhet ta kishin bërë realitet.

“E para, puna e legalizimeve. Unë e kam kërkuar ndjesën që në 2013. Do ta kërkoj prapë sot. Duhej ta kishim mbyllur ne, nuk e mbyllëm. Ky erdhi me premtime për legalizime falas por çështja jote është fatkeqësisht një nga mijëra histori në Durrës e në të gjithë Shqipërinë. Njësoj si me premtimet e tjera, edhe me legalizimet nuk e mbajti premtimin”, tha Basha.

Më tej, kryedemokrati tha se ata kërkojnë të vijnë në pushtet me plane konkrete, jo me premtime boshe.

“Ne kemi ardhur me një plan pune dhe jo me premtime boshe. Besnikërinë në radhë të parë e ke ndaj familjes. Edhe po të jesh anëtar i PS duke votuar për ndryshimin më 25 prill i ke shërbyer familjes tënde dhe Shqipërisë. Të gjitha ato që ne kemi shpallur janë pjesë e një plani. Më bëhet qejfi që edhe socialistë të niveleve të larta kanë ardhur dhe kanë thënë do të votojmë për PD”, u shpreh Lulzim Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu