Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Lulzim Basha mohon zërat për kundërshtarët në garën për kryetar partie: Nuk po kandidojnë për të marrë poste në PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mohuar zërat se kandidatët e tjerë në garëbn për kryetar të PD-së janë futur nga ai që të marrin poste të ndryshme në parti.

Gjatë një takimi me qytetarët në Pogradec, Basha u shpreh se këto janë thashetheme, ndërsa shtoi se të gjithë kandidatët janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë.

Anëtari i PD: Kryetar, ka zëra se disa nga kandidatët po marrin pjesë në garë vetëm që të fitojnë pozicione në parti, është e vërtetë kjo?

Lulzim Basha: Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë. Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti. Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë.


Më shumë

spot_img
spot_img