Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për ikjen e gazetares Vera Isaku: Do të kujtohet përherë për kontributin e paçmueshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtares, publicistes dhe gazetares Vera Isaku.

Kryedemokrati shkruan se Isaku do të kujtohet për kontributin e saj të paçmueshëm në publicistikë dhe letërsi, si dhe për angazhimin e saj si gazetarja e parë e Rilindjes Demokratike.

“Vera Isaku do të kujtohet përherë për kontributin e saj të paçmueshëm në publicistikë dhe letërsi. Zonja e shquar e letrave shqip,me angazhimin e saj si gazetarja e parë e RD dhe shtypit të lirë të viteve ‘90 ka fituar një vend të posaçëm në historinë e re të Shqipërisë.

Ngushëllimet e mia në këtë ditë të hidhur shkojnë për bashkëshortin Agimin, familjen, miqtë, të afërmit dhe bashkëpunëtorët e saj. U prehtë në paqe!”, shkruan Lulzim Basha në Twitter.

Më shumë

spot_img